Trajneri i Tottenhamit Mauricio Pochettino është bërë tani opsioni kryesor për ta zëvendësuar Julen Lopeteguin e shkarkuar, sipas Sun.
Largimi i Lopeteguit u konfirmuar të hënën mbrëma nga gjiganti spanjoll, me ish-lojtarin Santiago Solarin, trajner i skuadrës rezervë të Madridit, që e ka marrë drejtimin e skuadrës vetëm përkohësisht, transmeton Express.

Deri tani raportohej se ish-trajneri i Chelseat, Antonio Conte, do të emërohej në stolin e Madridit, por mediumi britanik pohon se ndikimin e lojtarëve spanjollë ka bërë që Conte të mos emërohej.

Sipas Sun, tani Real Madridi është optimist se do të arrijë marrëveshje me Pochettinon, pasi tashmë është takuar me njerëz të afërm të tij në Londër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.