Pala serbe që po qëndron në Dubai e që qëllim ka pengimin e Kosovës për t’u antarësuar në Interpol, përmes mediave në Beograd theksuan se kanë dorëzur kërkesë për heqjen e kësaj pike nga rendi i ditës.

Sipas mediave në Beograd, janë shtete si Kina, Spanja, Qipri, Argjentina dhe Surinami, që i janë bashkuar Serbisë në kërkesën për heqjen e Kosovës nga rendi i ditës së Interpolit, shkruan gazetametro.net.

Këtë grup shtetesh që po punojnë kundër Kosovës e ka konfirmuar për Gazetën Metro edhe këshilltari i ministrit të Jashtëm, Jetlir Zyberaj. Këshilltari ka thënë se kjo çështje është mbyllur dje, pasi kërkesa ka qenë joligjore.

“Është mbyllur kjo çështje dje. Është e vërtetë që këto shtete kanë kërkuar heqjen e Kosovës nga rendi i ditës në Interpol, por kërkesa ka qenë joligjore”, ka thënë Zyberaj për Metron.

Këshilltari i ministrit Behgjet Pacolli ka thënë se kërkesa e këtyre shteteve është kritikuar ashpër nga fuqitë botërore si SHBA e Britania, e po ashtu edhe nga shtete si Turqia e Franca.

“Po ashtu, kjo kërkesë është kundërshtuar ashpër nga USA, Britania, Turqia dhe Franca”, ka shtuar Zyberaj.

Sidoqoftë, nga Dubai po raportohet për një fushatë intensive të Serbisë kundër Kosovës, mirëpo sipas zyrtarëve kosovarë atje, çështja e votimit për antarësim të Kosovës është e kryer, dhe pritet që nesër të votohet PRO./gazetametro.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.