Edhe pas raundit të dytë të votimit Kosova nuk ka arritur të marrë 2/3 e votave për t’u bërë pjesë e INTERPOL-it.Votimi në raundin e dytë në Asamblenë së Përgjithshme të INTERPOL-it për Kosovën ishte 68 pro, 51 kundër dhe 16 abstenime. Këto vota nuk ishin të mjaftueshme që Kosova të jetë pjesë e kësaj organizate për bashkëpunim policor.Lobimi i Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë policore ishte shumë i ashpër.Ndryshe, Kosova kishte aplikuar edhe më parë për anëtarësim në INTERPOL.Aplikimi i parë për anëtarësim të Kosovës në INTERPOL ishte bërë në vitin 2010 nga krerët e MPB-së së Qeverisë së Kosovës të asaj kohe. Kërkesa për aplikim ishte dorëzuar tek Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL-it, por e cila nuk ishte kaluar tek organet tjera të INTERPOL-it për shqyrtim të mëtejshëm.Kërkesa e dytë e institucioneve kosovare për anëtarësim në INTERPOL ishte bërë në muajin prill të vitit 2015. E nënshkruar nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, aplikacioni i dytë ishte dorëzuar në INTERPOL përmes kanaleve të tërthorta, gjegjësisht ishte përcjellë në INTERPOL nga misioni i UNMIK-ut, por  që organet e INTERPOL-it nuk e kishin marrë në shqyrtim aplikacionin.Ndërkaq, në vitin 2017 Kosova ishte tërhequr nga aplikimi në INTERPOL, raporton TelegrafiPër anëtarësim në këtë organizatë nevojiteshin shumica prej 2/3 (dy të tretave) të votave të anëtarëve të shteteve të INTERPOL-it që janë të pranishëm në punimet e Asamblesë së Përgjithshme kur votohet për anëtarësimin e një shteti në INTERPOL.Ndryshe, Interpol është organizata më e madhe e policisë ndërkombëtare, ndërsa është themeluar në vitin 1923 për të nxitur bashkëpunimin policor.  Në fakt, roli bazë i INTERPOL-it është të funksionojë si një qendër informacioni.Për t’u anëtarësuar në INTERPOL nuk është kusht të jesh vend anëtar i OKB-së.  /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.