Në seancën e sotme të Kuvendit komunal të Preshevës, njëra nga pikat e rendit të ditës ishte edhe miratimi i dorëheqjes së drejtorit të Ndërmarrjes Informative Publike „Presheva“ në Preshevë. Drejtori i Rtv Preshevës, Ramiz Mehmeti kishte ofruar dorëheqjen në muajin maj të vitit 2018 por kjo pikë asnjëher nuk kishte hyrë në rend dite, me arsyetim se ky institucion, sipas pushtetarëve dhe sidomos Kryetarit të komunës Shqiprim Arifi, tani më është privatizuar. Të kota ishin ofrimi i argumenteve të të punsuarve por edhe e partive opozitare të cilët në vazhdimësi ofronin fakte se ky institucion edhe më tutje është publik. Kurse sot, me miratimin e dorëheqjes së drejtorit, Kuvendi komunal pranoi se N.I.P „Presheva“ është ndërmarrje publike dhe se po ky kuvend është themelues i kësaj ndërmarrje, pasi që po të ishte private kuvendi nuk do kishte kompetenca të miratoj dorëheqjen e e një institucioni privat. Vlenë të theksojm se Rtv Presheva gati një vit nuk financohet nga pushteti lokal edhe pse ende është ndërmarrje publike. Komuna e Preshevës është njëra nga komunat e rralla apo ndoshta edhe e vetmja e cila në vitin 2018 nuk ka shpallur konkurs për subvensionimin e mediave edhe pse me buxhetin e vitit 2018 ishin paraparë 11.800.000 dinarë për dedikim mediave./www.rtvpresheva.com/
Në foton e më poshtme shihet ekstrakti i printuar sot nga Agjensioni për regjistrin e ndërmarrjeve, ku shihet se Rtv Presheva edhe në këtë regjistër ende figuron si Ndërmarrje publike

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.