Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Stevan Vuloviq, ka fyer sot shqiptarët dhe ka numëruar mundësitë që serbët kanë për t’u hakmarrë ndaj masave të ndërmarra të Qeverisë së Kosovës për ngritjen e taksës ndaj mallrave doganore serbe në 100 për qind.
Ai me këtë rast tha se serbët në Kosovë që 20 vjet jetojnë me “shpatë të ‘shiptarit’ mbi kokë” dhe kërkoi ndihmën e Serbisë, për shkak se, siç tha, se është vështirë për të mbijetuar.
“Ne jemi gjithmonë aty për të menduar në mënyrë racionale gjëra përmes, të arrijmë marrëveshje me shtetin dhe për të dëgjuar këshillën tuaj”, ka thënë Vuloviq sot në Beograd, në një takim me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.
Ai porositi shqiptarët që të gjitha problemet që kanë me serbët të zgjidhen në mënyrë paqësore, duke theksuar se serbët janë “të gatshëm që forcës t’i përgjigjen me forcë”, por se këtë nuk do ta bëjnë, transmeton KP.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.