Një përleshje e armatosur ka ndodhur këtë pasdite të enjte në afërsi të kufirit mes Shqipërisë e Greqisë, në zonën e Pogonit në Janinë.
Media greke raporton se efektivë të policisë kanë zvilluar një aksion kundër një grupi kriminal që trafikonte drogë në shtetin fqinj, kur janë përplasur me armë me trafikantët. Menjëherë sapo është vënë re policia greke, është qëlluar në drejtim të tyre. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vdekur njëri prej personave të dyshuar si trafikant, një shtetas shqiptar identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.
Po kështu, u plagos lehtë në dorë një polic grek. Ngjarja është konfirmuar zyrtarisht tashmë dhe nga policia, e cila ka njoftuar se aksioni po vijon. Njëkohësisht, policia ka sekuestruar disa thasë me drogë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.