Temë boshte e takimit ishte situata politike në Luginë të Preshevës, proçesi i aktiviteteve rreth bashkimit të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Republikën e Kosovës, njofton Kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa.
Aktivitete që tani më janë edhe brenda qeverisë, për një bashkim të pamohueshëm të shqiptarëve të Luginës me Kosovë.
Nga ana tjetër, është trajtuar edhe masa e tatimit në shkallën 100% e produkteve serbe që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës dhe reflektimi i saj te bizneset shqiptare në Luginë.
Në të ardhmen shumë të afërt, qeveria e Republikës së Kosovës, do të shqyrtoj këtë masë tatitimore për biznest shqiptare nga Lugina. Nga ana e zotit Limaj ka një disponim të konsiderueshëm që e besojmë edhe nga qeveria për të gjet njē zgjidhje për bizneset shqiptare nga Lugina edhe ashtu të diskriminuara nga pushteti serb, duke e lehtësuar përkatësisht shfuqizuar në tërësi masën tatimore doganore.
Nga ana tjetër, një vendim i qeverisë së Kosovës karshi fqiut të saj Serbisë në lidhje me qarkullimin e mallrave është sa i drejt po aq burrëror e trimëror. Përgzime për vendimin i cili do të vetëdisoj Serbinë se Kosova është shtet në mëvete. RM

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.