Anëtarët e kuvendit të Këshillt Kombëtar Shqiptar, sot zgjodhën për kryetar të këtij institucioni, Ragmi Mustafën dhe zëvendës të tij Enver Mehmeti. Kryetari i posa zgjedhur, Ragmi Mustafa përmes një deklarate i është drejtuar opinionit në të cilën thuhet:
Qytetarë të nderuar,
Sot, me shumicë votash u zgjodha kryetar I Këshillit Kombëtar Shqiptar. Dua të falënderoj të gjithë anëtarët që votuan edhe ata që nuk më votuan.
Tashmë I kemi dërguar KËRKESË PËR MBËSHTETJE INSTITUCIONALE PËR LUGINËN E PRESHEVËS, KËSHILLIN KOMBËTAR SHQIPTAR dy qeverive. Asaj të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës ta shqyrtojnë çështjen e “Fondit të përbashkët për Luginën e Preshevës”, përkatësisht mundësinë e mbështetjes institucionale të Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Këshillit Kombëtar Shqiptar i kemi vë për mision tejkalimin e pengesave në arsim, kulturë, informim dhe përdorimin zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip, e që janë pengesë për zhvillimin e tërësishëm të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
E për synim ka Mbrojtjen, ruajtjen dhe avancimi i identitetit kombëtar e në veçanti të flamurit kombëtar; Krijimin e rrjetit të bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës si dhe shndërrimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në institucion të respektueshëm vendor e ndërkombëtar.
Prandaj Marrëveshja për këtë institucion mbetet e hapur për t’iu bashkuar edhe listat tjera pjesëmarrëse në Këshillin Kombëtar Shqiptarë.
Kjo më jep të drejtë të kërkoj e të i ftojë të gjithë që të gjejmë forcën dhe guximin, të bëhemi bashkë dhe të angazhohemi, ta kthejmë besimin brenda nesh dhe në mes nesh, që ta përfaqësojmë vullnetin dhe aspiratën tonë nga Referendumi i 1 dhe 2 marsit 92.
Le të jemi idealist, Le të besojmë në të pamundshëm, Që ta bëjmë të mundshme!
Të organizohemi dhe të jemi të gatshëm
Sepse bashkë dhe vetëm bashkë mundemi. Bashkë dhe vetëm bashkë duhemi të ecim tutje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.