Anëtarët e kuvendit të Këshillt Kombëtar Shqiptar, sot zgjodhën për kryetar të këtij institucioni, Ragmi Mustafën. Pas fitores bindëse të PVD-së në këto zgjedhje, ishte e qartë se kryetar i këti institucioni do të zgjidhej kandidati i PVD-së Ragmi Mustafa. Siç duket edhe vet z.Mustafa duke qenë i vetëdishëm se e pret punë e madhe në drejtimin e organit më të rëndësishëm të shqiptarëve që jetojnë në Serbi, ai tani më ka ndërmarrë hapat e parë duke ju drejtuar dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës që ta shqyrtojnë çështjen e “Fondit të përbashkët për Luginën e Preshevës”, përkatësisht mundësinë e mbështetjes institucionale të Këshillit Kombëtar Shqiptar.
„Tashmë I kemi dërguar KËRKESË PËR MBËSHTETJE INSTITUCIONALE PËR LUGINËN E PRESHEVËS, KËSHILLIN KOMBËTAR SHQIPTAR dy qeverive. Asaj të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës ta shqyrtojnë çështjen e “Fondit të përbashkët për Luginën e Preshevës”, përkatësisht mundësinë e mbështetjes institucionale të Këshillit Kombëtar Shqiptar“, deklaroi sot kryetari i posazgjedhur i KNSH-së, Ragmi Mustafa.
Duke pasur parasysh përbërjen e shumicës së anëtarëve të KNSH-së dhe sidomos kryetarit të saj, moshën e tyre të re, përgaditjen profesionale dhe marrjen e veprimeve ende pa u konstituuar mirë organet e KNSH-së, duket se kjo përbërje e KNSH-së do të jetë mjaftë energjike në përmbushjen e detyrave që i kanë marë përsipër./www.rtvpresheva.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.