Sipas informatave te të cilat ka ardhur rtvpresheva.com, para pak çasteve përsëri janë bllombuar dyert e katër institucioneve në Preshevë: Shtëpisë së Kulturës, Rtv Preshevës, Bibliotekës dhe Zyres së të rinjve. Të gjitha këto institucione ishin bllombuar javën e kaluar me arsyetimin se nuk e kanë përpiluar projektin kundër zjarrit, por përsëri të enjten ishin rihapur pas premtimit paraprak të drejtorit të Shtëpisë së Kulturës se dyert do të hapen përsëri. Mirëpo, sot në orët e pasditës inspektorët e shërbimit kundër zjarrit kanë ardhur përsëri dhe kanë mbyllur të katër institucionet. Arsyetimi i inspektorëve ishte se bllombat janë larguar nga dikush pa pasur lejen përkatëse për largimin e tyre. Aksioni i inspektorëve është duke vazhduar edhe në këto momente./www.rtvpresheva.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.