Pas ribllombimit të katër institucioneve themelues të së cilave është Kuvendi Komunal i Preshevës, kësaj radhe inspektorët anti zjarrit shkuan një hap tutje dhe bllombuan edhe zyren e PDSH-së e cila ndodhet në objektin e Shtëpisë së Kulturës. Portali rtvpresheva.com kontaktoi nënkryetarin e PDSH-së Ilir Sadriu i cili konfirmoi lajmin mbi mbylljen e zyreve të PDSH-së. Këtë veprim z.Sadriu e quajti skandaloz dhe atak në demokraci pasi që nuk mbahet mend të jenë mbyllur ndonjëher dyert e ndonjë subjekti politik. Z.Sadriu gjithashtu na deklaroi se nuk kanë marë asnjë paralajmërim paraprak se një veprim i till do të ndodh. Pdsh pritet që së shpejti ti drejtohet opinionit me një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp./www.rtvpresheva.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.