REAGIM

As në ditët e Festës Kombëtare nuk mund të na mungonin SKANDALET.
4 Institucionet në Preshevë si Shtëpia e Kulturës, Biblioteka, RTV Presheva, Zyra për të Rinjë po hapen e po mbyllen në mënyrë Skandaloze që nuk e kishim hasur më parë këtë Fenomen.
Shtëpia e Kulturës mbyllet një ditë para një Festivali Ndërkombëtar, hapet disa ditë më pas kur nuk ka asnjë aktivitet, për të ia lën rradhën mbylljes së rradhës 2 ditë para Ditës së Flamurit Kombëtar!
Institucionet po mbyllen me arsyen se nuk posedojnë Sistemin Kundër Zjarrit, siç e parashikon Ligji, ndërkohë që ky sistem i mungon dhe institucioneve të njejta në Komunat e tjera Serbe ku nuk miren masat e njejta ashtu si në Preshevë.
Përveç diskriminimit Shtetëror që e përjetojmë ndër shekuj, nuk mbetet mbrapa edhe “ndihma” e Pushtetit Lokal me papërgjegjshmërinë dhe neglizhencën e tyre në mospërmbushjen e obligimeve ligjore në rregullimin e Sistemit Kundër Zjarrit (sepse është Paralajmëruar Drejtoria e Shtëpisë së Kulturës disa javë më parë).

Nuk shpëtohet nga përgjegjësia duke akuzuar gjithmonë paraardhësit, është koha që duhet të mbani Ju përgjegjësinë që ju takon, përndryshe Dorëheqjen e keni opsionin Moral!

Kryetarja e PVD Preshevë
Ardita Sinani

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.