Sonda e NASA-s, Insight, është vendosur në Mars. Është mjeti kozmik i 15-të që prek tokën marsiane që nga viti 1971, kur në Mars kishte ndaluar sovjetiku “Mars 2” , i shkatërruar gjatë zbritjes. “Insight” kishte zbritur në Mars pas shtatë muajve të udhëtimit ndërplanetar.
Gjashtë vjet pas uljes së “roverit”, zbuluesi i NASA-s Insight po përgatitet të kapë sekrete të tjera të planetit të kuq, duke eksploruar zemrën e tij, duke studiuar gjeologjinë e tij dhe tërmetet. Do ta bëjë këtë edhe me teknologjinë italiane aq të madhe, të ofruar nga Agjencia Italiane e Hapësirës (ASI), Instituti Kombëtar i Fizikës Bërthamore (INFN), Instituti i Astrofizikës (INAF) dhe industria me Leonardo.
Sot dy anije të tjera po punojnë në Mars, nën urdhrat e NASA-s: “Curiosity”, i cili kishte ardhur në vitin 2012 dhe “Opportunity”, të vitit 2004.
Zbritja e “Insight”, ishte e përsosur dhe mjeti nuk humbi asnjë nga ngjarjet e rëndësishme gjatë shtatë minutave fatale të terrorit të zbritjes drejt Marsit.
Nga qendra e kontrollit të misionit, në Laboratorin Jet Propulsion të NASA (JPL), heshtja e gjatë u ndërprenë nga duartrokitjet entuziaste kur, njëra pas tjetrës, “Insight” i mposhti të gjitha fazat, për të dhënë pamjen e tij të parë: një panoramë të tokës marsiane e mbuluar nga pluhuri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.