Shkarkimi i Kryeshefit të stomatologjisë ka shkaktuar reagime të ashpra në opinion dhe sidomos në anëtarsin e BDL-së pasi që i shkarkuari Dr. Latif Hafizi është anëtar i këti subjekti politik. Reagime pati edhe nga Kryetari i BDL-së Skender Destani.
Kryetari i BDL-së, Skender Destani ka reaguar ashpër ndaj shkarkimit të Kryeshefit të stomatologjisë pranë Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, dr Latif Hafizin.Ai përmes një statusi në facebook akuzon Kryetarin e Kuvendit komunal dhe të LR PDSH-së, Sami Salihun, i cili sipas Dr.Destanit ka dhënë urdhër drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit për ta shkarkuar kryeshefin e repartit të stomatologjisë njëherit kirurgun e vetëm oral në Luginë të Preshevës dr.Latif Hafezin për ta zëvëndësuar atë me një nga militantët e LR-PDSH-së. Ndërsa vet dr.Latifi është shprehur se kur është pyetur nga ai drejtori i Shtëpisë së Shëndetit se pse po shkarkohet, drejtori i është përgjigjur se arsyeja është politike dhe se urdhërin e ka marrur nga Kryetari i Kuvendit z.Salihu.

Statusi i plote i z.Destanit ne profilin e tij ne facebook.
Skender Destani :
Diktati i Kryetarit te Kuvendit Sami Salihut realizohet
Sot drejtori i shtepise se shendetit ne Presheve me urdher te diktatorit Sami Salihut ,shkarkon kryeshefin e stomatologjise njiherit kirurg i vetem oral ne Lugine me arsyetimin se kete e kerkon Sami Salihu per te emrue nje koleg te dr.Lates i cili kish kontribue shume per shoqaten politike LR PDSH ne zgjedhjet e kaluara . Ndersa une mora vesh se kete kinse e ka be Sami diktatori per tju revanshua Skender Destanit sepse ky si keshilltar ne Kuvend po e sulmojka shume Kryetarin e Kuvendit. Keto pallavra te Sami Salihut tregojn kjart se ky njeri edhe pse ne fushate pat deklaruar se eshte per depolitizimin e institucioneve komunale ,vepron panderpre per politizimin e skajshem te tyre.Me keto veprime ky njeri po tregon kjart se sa primitiv dhe hipokrit eshte.Turpi spaska fund te ky njeri nese mund ta quajm keshtu e qe un nuk e besoj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.