Pas Festivalit të fotografisë „PreFoto“ i cili u detyrua të mbahet në oborrin e Shtëpisë së Kulturës, tani më, siç mer vesh rtvpresheva.com nga burimet e veta brenda Shtëpisë së Kulturës „Abdulla Krashnica“, festivali mbarë kombëtar „Ditët e Komedisë Shqiptare“ tani më është anuluar dhe nuk do të mbahet. Arsyeja e anulimit të festivalit është mbyllja dhe bllombimi i dyerve të Shtëpisë së Kulturës, të cilat u mbyllën nga ana e inspektorëve të kundër zjarrit sepse Shtëpia e Kulturës nuk e kishte përpiluar projektin për mbrojtje nga zjarri në afatin e duhur që i kishte caktuar ky institucion nga Vranja. I njejti burim na deklaroi se ka egzistuar ideja që festivali në fjalë të mbahet në Bujanoc por për arsye të pa njohura edhe ky variant është hudh poshtë dhe tani më të gjitha teatrot nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia janë njoftuar se festivali nuk do të mbahet. Festivali „Ditët e Komedisë Shqiptare“ njihet si festivali më i madh i komedisë në mbarë trojet shqiptare. Ky festival ka qenë tradicional dhe është mbajtur çdo vit në Shtëpinë e Kulturës „Abdulla Krashnica“ dhe është vizituar nga shumë artëdashës të Luginës së Preshevës. Pjesmarrës në festival kanë qenë aktorët dhe teatrot më të njohur nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.