Mbrëmë në orët e para të mëngjesit në tregun e Preshevës dy persona kanë arritur të kryejnë një vjedhje. Në minutat e para të aktit të tyre në sistemin monitorues së kompanise MNF SECURITY janë shfaqur imazhet të cilat janë nën vëzhgim 24 orë! Hajdutët kishin arritur të thyejnë llamarinën në njërën tezgë në të cilën kishin marr gjë sende me shumë vlerë. Në një kohë rekord prej 3 minutave patrolla e kompanise MNF Security e cila është gjendur në terenë ka arritur në vendin e ngjarjes duke ndaluar dhe një kohësisht lajmruar policinë e Preshevës të cilët edhe kanë bërë arrestimin e dy të rinjëve.

Me këtë ngjarje komandiri i policise së Preshevës z.Marjan Petrovic sot ka vizituar zyrën e MNF SECURYTIT duke i falënderuar për bashkëpunimin me anën e policisë. Duke i falënderuar për teknologjinë e kamerave të siguris ai ishte shprehur shumë mirënjohës. Për Rtv Preshevën njofton edhe drejtori i kompanisë z.Agron Fazliu se kjo ngjarje ishte vetëm një punë që ata e bëjnë cdo ditë. Ai gjithashtu tha se sistemi ynë është i avancuar, i teknologjisë së fundit dhe se ne punojmë 24 orë për siguri.

RTVPresheva.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.