Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për tregtinë e jashtme të Kosovës tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 4.2% në muajin nëntor 2018, në raport me muajin e njëjtë të vitit 2017.
Përkthyer në shifra, sivjet deficiti është 240,2 milionë euro e vjet ishte 230,5 milionë.
Në muajin nëntor nga Kosova dolën mallra në vlerë mbi 34 milionë euro, e erdhën mallra në vlerë rreth 275 milionë euro. “Eksporti i mallrave në muajin nëntor 2018 kishte vlerën 34,7 milionë euro, ndërsa importi 274,9 milionë Euro, ku është një rritje prej 15.4% për eksport dhe një rritje prej 5.5% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017”, thuhet në njoftimin e ASK-së, raporton www.kallxo.com.
Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit, 36.4 për qind e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 13.5 për qind produktet minerale, 12.8 për qind plastika, goma dhe artikujt prej tyre, 8.1 për qind ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 6.4 për qind prodhimet bimore, 3.8 për qind artikujt e ndryshëm të prodhuar, 3.2 për qind tekstili dhe artikujt prej tij etj.
Mallrat që erdhën më shumë në Kosovë ishin produkte minerale, makineri e pajisje mekanike.
“Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 16.9% e përbëjnë prodhimet minerale, 12.2% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, 10.9% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 10.3% metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 7.8% mjetet e transportit, 6.9% plastika, goma dhe artikujt prej tyre, 6.4% e përbën tekstili dhe artikujt prej tij, 6.0% prodhimet e industrisë kimike etj.”, bën të ditur komunikata.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Diese Website verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahren Sie mehr darüber, wie Ihre Kommentardaten verarbeitet werden .