Shkruan Nderim Hajrullahu
Të shprehësh artin përmes fotos në shtetin racist si Serbia, është një herezi
Liria e veprimit për të ushtruar profesionin i lirë dhe për të shprehur bindjet dhe afërsi personale për çështje të caktuara politike dhe kulturore edhe sot e kësaj dite në Serbi janë një herezi për ne shqiptarët e Preshevë, Bujanocit dhe Medvegjës. Si një i pasionuar pas fotografisë që për mua është një hobi dhe në vetvete përmban një shprehje e artit përmes fotografisë më kushtoi më një gjobë marramendëse që më ka gjobitur shteti serb.
Kjo gjobë më shumë raciste dhe pa asnjë bazë ligjore vetëm se jam shqiptar dhe shprehi bindjet e mia përmes artit-fotos edhe në shekullin XXI, në një shtet sikur është Serbia me tendenca të qarta antishqiptare, ka një kosto shumë të lartë për artistët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Si një qytetar i Luginës së Preshevës, nëpërkëmbur dhe i lënë në pluhurin e harresës, dhe rinin që po na vret shteti për të cilin paguajmë taksa dhe në të cilin po jetojmë pa vullnetin tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Diese Website verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahren Sie mehr darüber, wie Ihre Kommentardaten verarbeitet werden .