Komuna e Hanit të Elezit nuk do të zbukurohet për festat e fundvitit. Kështu ka vendosur kryetari i saj, Rufki Suma. Suma shprehet se “Paratë e dekorimit të qytetit për festat e fundvitit, do të shkojnë për të varfërit”.
Sipas të parit të Hanit të Elezit ky është një vendim më i arsyeshëm, pasi në këtë vend ka shumë njerëz në nevojë.
“Zakonisht në traditën tonë edhe qytetarët tonë bëjnë dekorime në baza familjare apo të bizneseve, por në nivel të organizuar nuk kemi pasur asnjëherë dekorime”.
Ndërkohë Rufki Suma është kandidat i pavarur i cili fiton zgjedhjet pa balotazh për tre mandate rresht.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Diese Website verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahren Sie mehr darüber, wie Ihre Kommentardaten verarbeitet werden .