A KA SHTET KËTU?, është pyetje e deputetit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në lidhje me plaçkitjet e fundit që po ndodhin, e ku nga njëra mbeti i vdekur edhe polici Izet Demaj.

“14 plaçkitje për 1 muaj – me një polic të vrarë në detyrë – s’është gjendje e zakonshme; është gjendje e jashtëzakonshme. Është gjendje frike, tmerri e anarkie. E nisën njëherë me banka, tash plaçkisin markete, punëtori e dyqane. S’kalon ditë pa një lajm grabitjeje; në mes të vendbanimeve – në mes të ditës. Banditë të armatosur bëjnë rendin në rrugë; sillen të egër, të lirë e të paprekur – dhe shteti mbetet ende në gjumë”, ka shkruar Abdixhiku.

Tutje, ai thotë se udhëheqësit e ministrisë, policisë, e inteligjencës kanë veçse një detyrë, të krijojnë minimalisht rend e qetësi.

“Nëse s’mund të bëjnë një gjë të tillë, le të lëshojnë rrugë për të tjerë djem e vajza që i japin këtij vendi erë shtet!”, ka shkruar tutje ai.

Së fundmi, sonte ndodhi një tjetër grabitje në një market në lagjen Dardania në Prishtinë. Policia arriti të arrestojë njërin nga katër grabitësit e këtij marketi ku u konfiskua edhe një armë zjarri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Diese Website verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahren Sie mehr darüber, wie Ihre Kommentardaten verarbeitet werden .