Deklarata e presidentit Hashim Thaçi dhënë për gazetën “The Washington Post”, bëri bujë në media.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një intervistë dhënë për gazetën amerikane “The Washington Post”, kishte folur edhe për taksën që Kosova i ka vendosur produkteve të Serbisë dhe Bosnjës, shkruan lajmi.net.
Thaçi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka sqaruar edhe një herë deklaratën e tij dhënë prestigjiozes amerikane.
“Kosova është gati të shqyrtojë heqjen e taksës për produktet serbe nëse Kosovës i jepet një rrugë e qartë drejt arritjes së një marrëveshjeje finale paqësore me Serbinë, i kam thënë gazetës “The Washington Post””, ka shkruar Thaçi ndër të tjera në postimin e tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Diese Website verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahren Sie mehr darüber, wie Ihre Kommentardaten verarbeitet werden .