Po vazhdon indinjata e jashtëzakonshme ndaj diskriminimit që po i bëhet Radio Televizionit „Presheva“ nga ana e pushtetit lokal. Sot ka reaguar komandanti i Uçpmb-së Lulzim Ibishi si dhe Profesori i mardhënjeve ndërkombëtare Fatmir Arifi. Ish komandanti i Uçpmb-së Lulzim Ibishi ka deklaruar: „U fitua në kohën e Luftës së armatosur në vitin 2000. Tash mbyllet nga shteti Serb dhe pushteti lokal në Preshevë, Çmenduri, bllokim, terr, mjegullim, informativ në shekullin 21 ndodh në mes të Evropës ( Demokratike)???. Kjo çështje duhet ta shqetësoj çdo qytetar të ndershëm….“
Ndërsa Profesori univerzitar i cili jeton dhe vepron në Republikën e Kosovës, Fatmir Arifi gjithashtu ka reaguar kundër cenimit të egzistencës së Rtv Preshevës. Z.Arifi ka shkruar „Edhe Radio Televizioni i Preshevës u mbyll?!!!
Në qoft se kjo paska ndodhur, atëher kemi te bëjmë me përballjen e një politike që ka për synim që shqiptarët e Kosovës Lindore ti shkëputesh nga kontaktet me botën e qyteruar! Fillimisht i burgoset librat shqip- Abetaren!
Më pastaj, po i shpërngulni dhe po zhdukni nga regjistrat e gjendjes civile banorët autokton te kësaj treve ( 12 mijë banore, pa shtetesi, 45 mijë te shpërngulur) Tani, po i mbyllni median e vetme publike!
Çka më pastaj, shtrohet pyetja? Ka mbetur vetëm edhe nje gjë: që shqiptarët e Kosovës Lindore të prezantohen në botën e qytetruar si popullsi me tradita aziatike, bile bile dhe paleo-njerëz!“ deklaroi z.Arifi

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Diese Website verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahren Sie mehr darüber, wie Ihre Kommentardaten verarbeitet werden .