Shëndrit Jahiu nga fshati Raincë, punëtor shumëvjeçar në Organizatën e sportit në Preshevë sot nuk i është vazhduar kontrata e punës nga udhëheqësi i këti institucioni. Arsyet nuk dihen, por edhe z.Jahiu dhe subjekti i ti politik PVD, këshilltar i së cilës është Shëndriti, këtë veprim të pushtetit e kanë vlersuar si hakmarrje politike nga ana e pushtetit lokal në Preshevë. Shëndrit ka të mbaruar Masterin e edukatës fizike dhe ishte me përgaditje më të lartë shkollore në OKF. Ai me këtë rast ka reaguar në rrjetet sociale ku shkruan:
„Ju mund të më ndërpritni kontratën e punës por jo edhe vullnetin tim për t’i kontribuar të mirës dhe vetëm të mirës. Ju, definitivisht nuk jeni të mirët prandaj edhe më duhet të angazhohem edhe më shumë në mënyrë që jetëgjatësia e juaj në pushtet të jetë sa më e shkurtër. Unë edhe nesër do të jem magjistër i edukatës fizike, ju do të jeni e kaluara“.
Ndërsa Partia për Veprim Demokratik në reagim e saj deklaron se:
Diferencimi ideo-politik produkt i mendjes së smuar nga dalldia pushtetit
Diferencimet ideopolitike të kohës së komunizmit, të cilat u përsosën nën regjimin e Millosheviqit, po aplikohen, sipas standardeve të njëjta, ndaj pjesëtarëve të subjekteve rivale politike në Preshevë.
Largimi nga puna i Shëndrit Jahiut nuk mund të cilësohet ndryshe veç një tentativë e nënshtrimit të atyre që mendojnë ndryshe.
Por çdo tentativë e cila politikën e vet e bazon në nënshtrimin, mbjelljen e frigës, diferencimet dhe prekjen në idare të individëve dhe familjeve shqiptare, i ka dështuar edhe regjimeve shumë më të forta se ky i Preshevës.
Ata që sot diferencojnë kuadro, nesër do të jenë të diferencuar nga populli, thuhet në komunokatën e PVD-së

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Diese Website verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahren Sie mehr darüber, wie Ihre Kommentardaten verarbeitet werden .