Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se debati për ndryshimin e kufijve të Kosovës ka pasur efekt negativ te shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Arifi, në “Dossier D” me Fidan Ramën në RTV Dukagjini, ka thënë se debati për bashkimin e Preshevës me Kosovën ka lënë mbrapa shumë procese në Luginën e Preshevës.
Situata ka stagnuar në shumë fusha. Disa projekte politike që kemi pasur me Serbinë për realizimin e të drejtave tona si shqiptarë në Luginën e Preshevës, kanë ngecur, janë ngadalësuar, ka humbur energjia. Edhe ndërkombëtarët tani kanë humbur vëmendjen, pasi sytë i kanë drejtuar nga ndryshimi i kufijve dhe te konsolidimi politik i qëndrimeve të tyre ndaj këtyre debateve
Arifi ka thënë se edhe rinia ka ikur nga Presheva dhe në përgjithësi debati për ndryshimin e kufijve ka pasur efekt negativ.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Diese Website verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahren Sie mehr darüber, wie Ihre Kommentardaten verarbeitet werden .