Pas misdekretimit nga ana e Presidentit Meta të Gent Cekaj për Ministër të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ka reaguar Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, deklaratën e të cilit po e publikojmë në tërësi:
Mosdekretimi i Gent Cakajt për Ministër të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, është produkt i betejës së brendshme politike në Tiranë. I pështirë ekzaltimi meskin i disave në Prishtinë për këtë mosdekretim. Ndërsa sa i përket ridefinimit të kufijve me Serbinë, ai është një proces i cili drejtpërdrejt i takon Kosovës dhe qytetarëve të saj. Tirana zyrtare duhet t’i qëndrojë përkrah Prishtinës ashtu siç tradicionalisht ka bërë çdoherë dhe rrjedhimisht ministri i punëve të jashtme i Shqipërisë nuk mund të jetë bartës i këtij procesi. Në anën tjetër po vazhdojë me u habit tashmë që disa muaj se si në Kosovë ka njerëz që më shumë e duan Leposaviqin se Preshevën. E sa për provincialistët e Bllokut në Tiranë dhe provincialistët kosovarista që iu gëzuan mosdekretimit të Gent Cakajt, ekzaltimin nuk do ta kenë të gjatë. Nuk do të jetë e largët dita kur gjysma e qeverisë në Tiranë do të përbëhet nga kosovarët.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Diese Website verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahren Sie mehr darüber, wie Ihre Kommentardaten verarbeitet werden .