Kryetari i Bashkësisë Lokale Depcë në malësinë e Preshevës, Zeqirija Rashiti kontaktoi mediumin tonë duke na lutur të bëjmë apel te organet komunale që urgjentisht të ndërmarrin masa sepse ende askush nuk ka ardhur të pastroj borën në këtë vendbanim. Apelin e z.Rashiti po e publikojm në tërësi: Që nga fillimi i reshjeve të borës të cilat në vendbanimin tonë kanë arritur gati në një metër ende askush nuk ka ardhur të pastroj rrugët. Kamionët e „Moravicës“ kanë ardhur dhe ja kanë pastruar në fshatin Peçenë dhe në disa lokalitete tjera rrugët xhandarmërisë dhe ushtrisë deri në kasarnat e tyre, kurse neve na kanë harruar dhe jemi ngujuar sepse as në këmbë nuk mundemi me ecë e lere më me makina. Sot, nga halli i kamë kontaktuar të gjitha mediat lokale që ata të bëjnë apel e mos po kujtohet dikush edhe për neve sepse kemi fëmi e pleq të sëmurë që as te mjeku spo mundemi ti dërgojmë“ thuhet në apelin e Zeqirja Rashitit, kryetar i Bashkësisë Lokale të Depcës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Diese Website verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahren Sie mehr darüber, wie Ihre Kommentardaten verarbeitet werden .