Buzë të plasaritura dhe të thata? Me siguri që ju bezdisin pa masë dhe më e keqja është se nuk mund të përdorni dot as buzëkuq apo lapsa buzësh për t’i bërë ato të duken më mirë. Kjo për faktin se ato përmbajnë kimikate dhe mund të shaktojnë inflamacion apo infeksione.

Kështu, zgjidhja më e mirë është të përdorni produkte të përgatitura vetë në shtëpi me përbërës tërësisht natyralë dhe që nuk shkaktojnë efekte anësore.
Në këtë artikull do të mësoni të bëni një balsam me ngjyrë rozë, që do t’i bëjë buzët tuaj të duken bukur dhe për më tepër të trajtojnë plasaritjen dhe lëkurën e thatë të tyre.
Përdoreni atë në mënyrë të vazhdueshme dhe do të shikoni përmirësime në vetëm 3 ditë.

Përbërësit:
2 lugë gjelle lëng panxhari
½ lugë gjelle vaj kokosi
1 lugë gjelle vazelinë
Vajin nga 2 kapsula vitaminë E

Përgatitja:
Hidhni lëngun e panxharit, vajin e kokosit dhe vazelinën në një tas të vogël. Shtoni më pas vajin e kapsulave të vitaminës E dhe përziejini mirë.
Tranferojeni balsamin në një kuti të vogël me kapak. Hiqni fillimisht lëkurën e vdekur nga buzët me një furçë dhëmbësh. Lyejini me balsam herë pas here për rezultate të shpejta./RTVPresheva.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Diese Website verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahren Sie mehr darüber, wie Ihre Kommentardaten verarbeitet werden .