Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim sot ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean Lebet, ku diskutuan për thellimin e ndërmjet dy vendeve, në veçanti në fushën e ekonomisë dhe financave.

Me këtë rast, ministri Hamza e falënderoi ambasadorin Jean Lebet për kontributin dhe bashkëpunimin e tij të ngushtë me Institucionet e Kosovës, në veçanti për përkrahjen e Komunave në hartimin e buxheteve komunale dhe në transparencën financiare, mbështetjen e vazhdueshme në sektorin e ujërave si dhe sektorin shëndetësor nga shteti Zviceran, si dhe shprehi bindjen se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ministri Bedri Hamza gjithashtu e informoi ambasadorin Lebet për prioritetet e Ministrisë së Financave në reformën për sundimin e rendit dhe ligjit, mbarëvajtjen e stabilitetit fiskal, si dhe forcimin e rolit të MF-së si institucion kyç në mbështetjen e zhvillimit të sektorit privat.

Ndërsa, ambasadori zviceran Jean Lebet e falënderoi ministrin Hamza dhe e uroi për postin e Ministrit, si dhe shprehi gatishmërinë e shtetit të tij për zgjerimin e bashkëpunimit me Kosovën në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.