Nuk ka dyshim, Bitcoin ka dëshmuar se është kriptomonedha më elastike në treg gjatë vitit 2017.

Kjo monedhë arriti një rekord të ri në çmim – $19,796 për monedhë më 17 dhjetor 2017 – para se të binte në $13,164 për monedhë këto ditë.

Ekspertët parashikojnë se, pas një viti, çmimi i bitcoin mund të rritet më shumë se trefish. “Bitcoin mund të arrijë $60,000 deri në dhjetor të vitit 2018”, tha për Futurism, Mike Dumont, një editor i Bitcoin.com, transmeton Gazeta Express.

Mohammed Tayeb, COO i Medicalchain, dha një parashikim të njëjtë. “Bitcoin mund të arrijë në $50,000 vitin e ardhshëm, nëse jo më shumë”, tha ai për Futurism.

Një shpjegim të bllokut zinxhiror të Bitcoin (blockchain), mund ta shihni në videon më poshtë:

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.