Zgjedhjet do të përsëriten vetëm në dy njësi, kështu ka vendosur gjykata e Nishit

0
1076

Këshilli komunal zgjedhorë, pas parregullsive të shumta në zgjedhjet lokale të mbajtura me 24 dhjetor kishte vendosur që zgjedhjet të përsëriten në vendovotimet 2,4,5,7,8 dhe 16. Arsyeja e këti vendimi ishte se në të gjitha këto vendvotime përveç parregullsive tjera të shumta, në kutit e votimit u gjenden më tepër vota se sa kishte votues e që automatikisht nënkupton prishjen e zgjedhjeve dhe përsëritje të votimit. Mirëpo ndaj këti vendimi ishte ankuar subjekti poolitik Alternativa për Ndryshime dhe Gjykata administrative në Nish miratoi në plotëni ankesën e APN-së dhe vendosi që zgjedhjet të përsëriten vetëm në vendvotimet 5 dhe 16 në Caravajkë. Ky vendim i çuditshëm i Gjykatës administrative të Nishit ende nuk është komentuar nga partitë politike në Preshevë. Rivotimi në vendvotimin 5 dhe 16 do të mbahet më datë 14 janar./www.rtvpresheva.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here