Maqedonia vendim historik, gjuha shqipe tani gjuhë zyrtare

0
571

Me 69 vota pro dhe asnjë kundër shumica në maqedoni miratoi këtë të mërkurë ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare duke e kthyer këtë votë në një moment historic. Në sallë gjatë votimit nuk ishte asnjë deputet i VMRO DPMNE . Debati për ligjin e gjuhëve në Kuvend nisi për herë të parë më 5 shtator të vitit të kaluar në Komisionin kuvendor për Çështje Evropiane.

Me 69 vota pro e asnjë kundër, shumica parlamenatre në Maqedoni i hapi dritën jeshile ligjit të shumëdiskutuar të gjuhëve, i cili do të zgjidhë më në fund ngërçin e hershem të përdorimit të shqipes në institucionet zyrtare.

Ligji i cili nuk ishe hedhur në votim për shkak të mungesës së kuorumit, mori votat e partive shqiptare dhe të LSDM-së ndërsa në sallë munguan deputetët e VMRO-DPMNE-së.

Ligji përcakton që përveç gjuhës maqedonase, në vend duhet të figurojë zyrtarisht edhe gjuha shqipe.

Sipas forcës politike VMRO-DPMNE përdorimi i shqipes sjellë probleme të rënda ndëretnike.

Ishte marrëveshja mes LSDM-së dhe BDI-së mbi këtë temë nevralgjike që solli në jetë bashkëqeverisjen e tyre, por edhe përmbylljen pas shumë zvarritjesh marrëveshjen e Ohrit.

Opozita u përpoq të aktivizonte praktikën e hershme të diskutimeve pafund në Parlament me paralajmërimet se do të paraqiste një numër të madh propozimesh për amendamente.

Debati për ligjin e gjuhëve në Kuvend filloi më 5 shtator të vitit të kaluar në Komisionin Kuvendor për Çështje Evropiane, ndërkohë që shumica parlamentare aprovoi nevojën për miratimin e tij më 15 të nëntor të vitit të kaluar.

Herën e fundit seanca e 27-të për votimin e Propozim ligjit për përdorimin e gjuhëve u anulua për shkak të mungesës së kuorumit.

Megjithatë miratimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe duhet të marrë firmën e presidentit Gjorgje Ivanov, i cili ka deklaruar shumë herë se nuk do të mund të firmosë një legjislacion që bie në kundërshtim me Kushtetutën.

Ligji përmban 25 nene dhe parashikon që në të gjitha organet e pushtetit qendror, institucionet qendrore, ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, organizata, komisione, persona juridik që kryejnë aktivitete publike, gjithë zyrtarë përpos maqedonishtes të jetë dhe gjuha që flasin 20% e qytetarëve të Maqedonisë.

Lajmin për miratimin e ligjit për gjuhën shqipe e ka përshëndetur menjëherë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Në “Twitter” Rama shkruan se miratimi i ligjit të gjuhës shqipe në Parlamentin maqedonas është “një arritje historike për shqiptarët që demokratizon e forcon vetë Maqedoninë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here