Librit i Sabri Maxhunit “Njëjtësimet”- kontribut
Të gjithë shpirtrat e shitura të “shqiptarëve” që punuan dhe po punojnë të krijojnë një ishull izolimi në Kosove më qëllim qe ura në mes shqiptareve dhe Brukselit të kontrollohet nga Serbia. Kjo nuk do të mund te ndodhe, pasi Kosova një here e përgjithmonë është futur ne kanalet e agjendave madhore të Uashingtonit dhe Brukselit dhe asnjë forcë nuk do të mundet ta ndryshon kahet e historisë me te re te shqiptareve në Ballkan!

Në mesin e njëzet e një titujve të librave të botuar deri me tani – këto ditë doli nga shtypi dhe u promovua libri i shkrimtarit Sabri Maxhunit-Novosellës me titullin “Njëjtësimet”. Në fjalën e redaktorit të librit Ahmet Morines në mes tjerash thuhet se: “Kjo vepër letrare në brendinë e saj përfshinë një interpretim i drejtë dhe ori­gjinal të ngjarjeve, ndodhive e raporteve historike që nga kohërat e hershme e deri në ditët e sotme të cilat ka një karakter, jo vetëm historik por edhe domethënie filozofike për mënyrën se si iu është qasur dukurive të caktuara për­gjatë historisë. Kjo është vlera e interpretimit të drej­të të ngjarjeve, përgjithësisht rrjedhave historike, domethënieve dhe interpretimeve i drejtë dhe shkencor, sepse historia njëherë ka ndodhur dhe ajo nuk mund të rishkru­het ashtu siç ka ndodhur, por kuptimi i saj i drejtë varet nga interpretimi i atyre ngjarjeve dhe rretha­nave që kanë ndodhur. Në këtë libër, temat thelbësore janë njëjtësimi si dukuri që u bëhet ngjarjeve, ndodhive, rrethanave e personaliteteve të ndryshme në periudha të caktuara histo­rike.

Pra, trajtimi, vlerësimi apo interpre­ti­mi, sidomos i faktorëve të ndry­shëm kanë ndikuar në rrjedhat historike të popullit shqiptar, pa i marrë për bazë ndryshimet esenciale të faktorëve rretha­nor të cilat kanë shkaktua dëme të mëdha, për­gjithë­sisht, në mentalitetin e popullit shqiptarë në kuptimin e drejtë të rrjedhave historike nëpër të cilat ka kaluar. Autori i librit Sabriu me këmbë­ngulësi insiston në interpretimin e drejtë të të gjitha ngjarjeve historike për t’i kuptuar drejtë përfitimet dhe pasojat e mundshme të atyre ngjarjeve. Ai në librit e ti përshkruan një histori të tërë të prin­cipatave shqiptare në mesjetën e hershme në mënyrë që të kuptohet më lehtë dallimi në mes tyre./www.rtvpresheva.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.