E bujshme/ Reali i Madridit vihet pas Strakoshas

0
288

Kualifikimi i Milanit i shërbeu mbarë botës për të parë se Lazio ka një portier me një superformë të mirë. Ai është gardianin shqiptar, Thomas Strakosha.

Disa superpritje gjatë 120 minutave, dy penallti të pritura kanë mjaftuar që Real Madrid dhe Chelsea të vihen pas tij. “Harrojeni Courtouisin, ja zëvendësuesi”, ishte titulli i portaleve londineze pranë “Bluve të Londrës”.
“Kush tjetër më mirë se sa tifozët merenges do të kenë ndjekur çmenduritë e tij. Për Strakoshën, të cilin Reali e ka ndjekur prej kohësh për ta pasur në projekt për të ardhmen, mbase edhe kur ylli Ronaldo të varë këpucët në gozhdë”, shkruhej ndër të tjera nga “cittaceleste”.

Reali është një ekip që prej kohësh është vënë në kërkim tënjë portieri për të ardhmen, duke filluar nga De Gea, Donnarumma, Courtois, Alisson dhe së fundmi Thomas Strakosha. Shpresojmëqë përtej spekullimeve, kjo të konkretizohet me një lëvizje reale, pasi kjo do të ishte jo vetëm për Strakoshan një gjë e mirë por dhe për historinë e futbollistëve shqiptar që më në fund do shkilnin si lojtarë në ekipin më të madh në botë./www.rtvpresheva.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here