Nëse po prisni pranverën dhe ditët me diell, kemi një lajm të keq, pasi duket se i ngrohti nuk do të vijë në muajin mars.

Sipas sinoptikanëve, edhe ky muaj do të jetë i mbushur plot me reshje dhe zymtësi
Me sa duket, një valë e re e të ftohtit do të përshijë Europën dhe nuk përjashtohet as vendi ynë.

Veriu do të „pushtohet“ sërish nga dëbora, ndërsa pjesa më e madhe e vendit do të ketë shira për të paktën 10 ditë e para të marsit.

Sinoptikanët e Qendrës Europiane për Parashikimin e Motit shprehen se:

Një masë ajrore e ftohtë këtë herë me prejardhje nga Arktiku do të jetë prezent deri në mesin e muajit mars, ndërsa temperturat do të jenë të paktën 3 gradë më poshtë se normat e zakonshme mujore.

Në Shqipëri dëbora mund të rikthehet vetëm pak ditë në veri, ndërsa pjesa më e madhe e vendit do të ketë shira në nivel mesatar dhe të lartë të paktën 10 ditë e para të marsit./www.rtvpresheva.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Diese Website verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahren Sie mehr darüber, wie Ihre Kommentardaten verarbeitet werden .