Industrija „Hallall“ po aplikohet me të madhe edhe në Serbi

0
133

Intervistë e huazuar nga gazeta „Alo“ e Beogradit
Numri i prodhimeve hallall në mbarë botën është miliarda, popullsia e konsumit të këtij ushqimi nuk është më evetëm çështje besimi dhe industria e hallallit është industria më e shpejtë në rritje në botë.
Për shkak të gjithë kësaj, sipas Samir Tadir, drejtor i Agjencisë së Kualifikimeve Hallall, Hallall është një mundësi e madhe zhvillimi për ekonominë në Serbi.

Cilat janë produktet hallall dhe kujt i dedikohen ato?

– Hallall është një fjalë me origjinë arabe dhe që do të thotë e lejueshme, dhe e kundërta e saj është haram, diçka që është e ndaluar. Detyra fetare e të gjithë muslimanëve është të hahet vetëm ushqim hallall. Hallall nuk është vetëm ushqim, por është një mënyrë jetese. Është e rëndësishme të theksohet se të gjitha produktet që kanë certifikim hallall janë të shëndetshëm, për shembull, produktet e OMGJ nuk mund të fitojnë standard cilësor të hallallit, ndërsa tregu hallall është tregu me rritje më të shpejtë me mbi 1.7 miliardë konsumatorë direkt, potenciali financiar i të cilit është 12 trilionë dollarë, në të cilën luajnë vetëm lojtarët më të mirë.

Ekziston një mendim i fortë se hallallin e kanë për qëllim vetëm qytetarët e fesë islame, a është kjo e saktë?

– Dy të tretat e konsumatorëve të produkteve hallall në BE janë jomuslimanë, sepse ata i konsiderojnë më të kontrolluar dhe më me cilësi. Një situatë e ngjashme ekziston edhe në vendin tonë ashtu edhe në rajon. Duke zbatuar këtë standard ju merrni cilësi të re, tregje të reja dhe konsumatorë, dhe nuk humbni asgjë.

Cilat janë përparësitë kryesore të këtyre produkteve në krahasim me të tjerët?

– Kur bleni një produkt të çertifikuar hallall, e dini se jeni duke blerë një produkt kryesisht të shëndetshëm që ka pësuar një analizë të detajuar të shtëpisë sonë. Pasi që themeluesi ynë është një bashkësi fetare, për ne fitimi ynë dhe përfitimi i klientëve të ri nuk janë prioriteti ynë, por vetëm cilësia.

A janë këto produkte më të shtrenjta se të tjerat?

– Në varësi të industrisë, mund të ndodhë që kërkesat e standardeve të rrisin vetë koston e prodhimit, por fitimi nga shitjet është sigurisht shumë më i lartë, pra është një investim që ja vlenë. Çmimi i produktit final është politika e biznesit të klientëve dhe partnerëve tanë, prandaj nuk mund të komentoj për këtë.

Sa janë këto produkte të përfaqësuara në Serbi?

– Duhet të theksoj se jemi me vonesë për rajonin kur është në pyetje numri i kompanive të çertifikuara, por megjithatë, kemi një trend pozitiv. Të gjitha kompanitë më të mëdha në Serbi janë klientët tanë. Në këtë mardhënije veçanërisht ka kontribuar Presidenti Aleksandar Vuçiç i cili ka një marrëdhënie të mirë me princin Muhammed bin Zayed, si dhe ripërcaktimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë me Turqinë. Këtu, kompanitë tona shohin një mundësi eksporti.
Në „Forumin e Biznesit të Kopaonikut“, ju theksuat se industria hallall është në rritje më të shpejtë në botë, si mund ta përdorë Serbia këtë fakt?

– Serbia ka nevojë për eksport që të ketë një rritje të vazhdueshme ekonomike. Tregu hallall është shansi ynë sepse ne kemi qenë të njohur në këtë treg që nga koha e ish-Jugosllavisë, e cila në vitin 1990 ishte prodhuesi më i madh i mishit hallall në botë. Duhet ta përdorim këtë. Lidhjet e mira politike dhe diplomatike me Emiratet, Katarin, Turqinë dhe Kuvajtin duhet të transferohen në kontrata për komunitetin e tyre të biznesit. Vetëm kjo mund të sigurojë zgjerimin e kapaciteteve prodhuese dhe krijimin vendeve të reja të punës.

Biznesi numër një në Serbi

Marrja e certifikatave hallall kushton midis katër dhe pesë mijë euro, dhe sipas Samir Tandir, Serbia ka subvencionuar aplikimin e hallallit për vite me rradhë.

– Hallall aktualisht është biznesi numër një në Serbi, sepse përveç ushqimit, turizmi hallall është një mundësi e madhe zhvillimi, për shkak të investimi në „Beogradi në ujë“, si dhe për shkak të investimeve të mëdha të kompanive turke dhe azerbajxhanase. Banjat dhe malet e Serbisë janë shumë interesante për mysafirët nga Lindja e Mesme dhe shtetet islame. Korridori 10 është gjithashtu një mundësi e madhe për turizmin transit, duke pasur parasysh se disa milion turqë kalojnë çdo vit nëpër Serbi – shpjegon Tandir dhe vë në dukje se ata janë turistë që janë të gatshëm të paguajnë, por në këmbim ata duan të marrin një shërbim adekuat për paratë e tyre./www.rtvpresheva.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here