Dënim me burg do ti shqiptohet vozitësit por edhe pasagjerit i cili mbanë në prehër fëmiun në ulësen e përparme të veturë ose nëse jeni me fat mundeni të shpëtoni me gjobë prej 120.000 dinarë
Nëse shoferi mban një fëmijë në prehër gjatë vozitjes, ai duhet të paguajë nga 100.000 deri në 120.000 dinarë, apo edhe të dënohet me burg për të paktën 15 ditë, dhe nëse fëmija mbahet nga bashkëudhtari në ulësen e përparme, ai do të dënohet me 20,000 deri në 40,000 dinarë ose me burgim deri në 30 ditë! Këto janë vetëm disa nga masat e reja që parashihen me Ligjin e ri mbi Sigurinë në Trafik, të cilat u miratuan nga deputetët e Kuvendit të Serbisë dy ditë më parë, të cilat do të fillojnë të zbatohen nga 1 prilli.Me ligjin e ri, sasia e lejuar e alkoolit në gjak do të ulet nga 0.3 në 0.2 dhe nëse tejkalohet kjo sasi, gjobiteni nga 10.000 deri në 120.000 dinarë ose me burgim prej 30 deri 60 ditësh ose një dënim pune në interesin publik prej 240 deri në 360 orë, si dhe 14 deri në 16 pikë dënimi dhe nëntë muaj ndalim vozitje.
Ndëshkime të njëjta gjithashtu parashihen edhe kur tejkalohet kolona mbi vijën e plotë, dy ose më shumë kalime nëpër dritën e kuqe në më pak se 10 minuta. Dënimi për mosvendosjen e rripit të sigurisë gjithashtu është dyfishuar, dhe tani do të denoheni me 10,000 dinarë, sa do të kushtojë dhe gjoba për thirrjet telefonike gjatë ngasjes. Megjithatë, si masë lehtësuese tani është që tejkalimi i automjeteve të ngadalta (biçikleta, makina të punës, traktorë, biçikleta, etj) mbi vijën e plotë nuk konsiderohet më një shkelje. Prandaj, vozitësit nga data 1 prill duhet të jenë tepër të kujdesshëm nëse nuk duan të paguajn gjoba shumë të larta apo të mbajnë burgë./www.rtvpresheva.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.