Të gjithë automobilat e rinj që do të shiten në Bashkimin Evropian do ta kenë obligative të kenë të integruar një sistem të veçantë i cili do të thërret për ndihmë në rast të aksidenteve në trafik.

Sekretari i Shoqatës Evropiane të Prodhuesve të Makinave, ACEA, Erik Jonert, tha se sistemi eCall “ka potencialin për të shpëtuar shumë jetë duke zvogëluar kohën e një përgjigje emergjente”.

Sensorët në makinë do të tregojnë automatikisht vendndodhjen, kohën dhe drejtimin në të cilin automjeti po lëvizte kur ndodh një aksident. Sistemi eCall u miratua nga 28 shtete anëtare të BE-së në 2015 dhe nga kjo fundjavë fillon periudha e tranzicionit trevjeçar./www.rtvpresheva.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.