Universiteti i Bazelit në Zvicër ka njoftuar se është zbuluar një proteinë e cila mund ta ngadalësojë zhvillimin e kancerit të mëlçisë dhe përveç kësaj e ofron një diagnozë më të hershme, si dhe gjasa më të mëdha mbijetese.

Nga ky lloj i kancerit më së shpeshti preken meshkujt më të moshuar të cilët tashmë vuajnë nga cirroza e mëlçisë, ndërsa problemi më i madh është se kjo sëmundje zbulohet vetëm në fazën e avancuar dhe kështu e shkurton mundësinë e mbijetesës, transmeton Koha.net.

“Proteina quhet LHPP dhe ajo e parandalon përhapjen e pakontrolluar të qelizave të kancerit në mëlçi, ndërsa mungesa e saj e shkurton jetëgjatësinë e pacientit për dy vjet”, tha universiteti në një njoftim.

Ata shtuan se përmes mënyrës gjenetike do të duhej të restaurohet prodhimi i kësaj proteine në ata pacientë që nuk e kanë atë.

Ky zbulim është publikuar në revistën “Nature” për të cilën autori kryesor i hulumtimit Savanth Hindupur tha se ishte e mahnitshme që LHPP mungonte plotësisht në indet tumorale, ndërsa në indet e shëndetshme ishte e pranishme. Kështu janë studiuar 4.000 proteina në inde të shëndetshme dhe në tumoret e mëlçisë në minj.

“Është vërejtur se, në të njëjtën mënyrë si në shembullin e minjve është e pranishme një rënie në nivelet e LHPP në tumoret e pacientëve që vuajnë nga kanceri i mëlçisë”, tha Savanth Hindupur.

Hulumtuesit kanë thënë gjithashtu se numri i njerëzve që kanë kancer të mëlçisë, i cili quhet edhe karcinomë hepatocelulare, është në rritje, dhe se në 20 vitet e fundit numri i rasteve të tilla pothuajse është dyfishuar në Zvicër. Ata shtuan se po punojnë në perfeksionimin e proteinës LHPP ashtu që në të ardhmen të jetë e dobishme në ngadalësimin e zhvillimit edhe të kancereve të tjera./www.rtvpresheva.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Diese Website verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahren Sie mehr darüber, wie Ihre Kommentardaten verarbeitet werden .