Nis ndërtimi i autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë

0
149

Është mbajtur ceremonia inauguruese ku nisën punimet për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë.

Punimet nisën pikërisht në ditën kur po përkujtohen edhe viktimat e betejës së Zhegocit.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në një postim në facebook ka bërë të ditur se në vitin 2023 të gjitha qytetet do të lidhen me këtë autoudhë.

“Kur kujtojmë e nderojmë luftëtarët e martirët që ranë, që ky vend dhe këto udhë të jenë të lira e në shërbim të jetës, këtij emocioni sot i bashkojmë edhe ndjenën e një arritjeje. Si Kosovë po e transformojmë fizionominë e ekonomisë sonë duke i bërë bashkë shqiptarët. Më 2023 të gjitha qytetet do të lidhen me autoudhë dhe tërë infrastruktura rrugore Kosovës do të jetë e përmbyllur”, ka shkruar Haradinaj në facebook, transmeton lajmi.net

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë edhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri. Lekaj tha se kjo autostradë do të ndërtohet për 30 muaj, dhe do të kushtojë mbi 85 milionë euro.

Sipas Lekajt, kjo rrugë lidh Anamoravën me Kosovën Lindore, duke i bashkuar shqiptarët.

Pjesë e kësaj ceremonie ishin edhe ministra, e zyrtarë tjerë të lartë shtetëror./www.rtvpresheva.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.