Parlamenti serb miratoi sot Ligjin për Transplantimin e Organeve, i cili përcakton se të gjithë qytetarët janë donatorë potencialë të organeve, përveç nëse ata kundërshtojnë në mënyrë eksplicite deri sa janë ende gjall, duke iu drejtuar Administratës për Biomedicin.

Dispozitat e Aktit parashikojnë që qytetarët që nuk dëshirojnë të jenë dhurues organesh gjatë jetës së tyre duhet që me shkrim ose me gojë ti drejtohen Administratën për Biomedicin. Bordi Drejtues do të themelohet në Beograd, si organ në kuadër të ministrisë kompetente për punët shëndetësore, për kryerjen e detyrave profesionale të administratës shtetërore dhe për mbikëqyrjen inspektuese në fushën e transplantimit.

Sipas dispozitave ligjore, organet njerëzore të personave të vdekur mund të merren për transplantim nëse ofruesi i moshës së rritur dhe i shëndoshë mentalisht para vdekjes nuk e ka refuzuar me gojë ose me shkrim, ose nëse prindi, bashkëshorti, ose fëmija i rritur i të ndjerit nuk e kanë kundërshtuar në mënyrë eksplicite atë në kohën e vdekjes./www.rtvpresheva.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.