Komuna e Bujanocit, me gjith të reshurave të mëdha të borës, me shumë sukses po përballet me pastrimin e rrugëve. Rrugët e qytetit dhe të fshatrave prej se kanë filluar reshjet e para të borës në vazhdimsi janë mirëmbajtur dhe pastruar ndërsa sot në tërësi janë pastruar edhe rrugët e Malësisë së Bujanocit dhe qarkullimi është plotësisht normal. Vlenë të theksohet se komuna e Bujanocit ka angazhuar kompaninë nga Presheva „Saba Bellça“ për pastrimin e rrugëve, kompani kjo me gamë të gjërë të makinerisë, ndërsa në Preshevë po vërehet vështirësi në mirëmbajtjen e rrugëve shkaku i mungesës së kapaciteteve të Ndërmarrjes „Moravica“ e cila është kontraktuar për pastrimine borës. megjithëse në rrugët e Preshevës këto ditë vërehen kamion nga Leskovci dhe Nishi të cilët gjithashtu bëjnë pastrimin e rrugëve nga dëbora.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Diese Website verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahren Sie mehr darüber, wie Ihre Kommentardaten verarbeitet werden .