VIDEO/Fotografia e Adem Jasharit shfaqet në autostradën më të rëndësishme në SHBA

Date:

Fotografia e komandantit legjendar, Adem Jashari, është shfaqur sot në billborde në një nga autostradat më të frekuentuara në Amerikë.

Këtë e ka mundësuar kompania shqiptaro-amerikane “Tafingo”, e cila vepron në SHBA dhe Kosovë, për 14-vjetorin e pavarësisë.

Fotografitë e Adem Jasharit janë vendosur në billbordet në autostradën I-95, që fillon nga Bostoni dhe mbaron në Florida, për të uruar ditën e pavarësisë së Kosovës dhe për të promovuar shtetin e Kosovës te miliona amerikanë që udhëtojnë në këtë rrugë çdo ditë.

“HAPPY INDEPENDENCE DAY KOSOVA! 14th ANNIVERSARY” është mbishkrimi, që bashkë me fotografinë e komandantit legjendar, Adem Jashari, shumë amerikanë do ta shohin për një javë.

Stafi i kësaj kompanie ka deklaruar se kjo është një mënyrë e mirë për ta promovuar Kosovën te populli amerikan.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...