FSK ushtrime me amerikanët në Gjermani

Date:

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) po vazhdojnë përgatitjet për pjesëmarrje në stërvitjen shumëkombëshe me forcat aleate “Dynamic Front 22”, që do të mbahet në Gjermani.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj teksa ka njoftuar për pjesëmarrjen në stërvitjen ‘Dynamic Front 22’ tha se kjo stërvitje është e projektuar për të përmirësuar aftësinë e vendeve aleate dhe partnere për të përmirësuar dhe avancuar aftësinë e zjarrit me rreze të gjatë.

“Vazhdojmë përgatitjet për pjesëmarrjen e trupave tanë në Stërvitjen shumëkombëshe me forcat aleate ‘Dynamic Front 22’ që do të mbahet në Gjermani, e udhëhequr nga Ushtria Amerikane në Evropë. Kjo stërvitje është e projektuar për të përmirësuar aftësinë e vendeve aleate dhe partnere për të përmirësuar dhe avancuar aftësinë e zjarrit me rreze të gjatë. Vazhdojmë së bashku me forcat amerikane dhe aleatët tjerë, të bashkuar dhe të vendosur, për mbrojtjen e paqes , sigurisë dhe stabilitetit kontinental dhe global”, ka shkruar ministri Mehaj në Facebook.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...