Kryetarja e Preshevës, znj.Ardita Sinani, sot priti në takim një delegacion të odës ekonomike të Serbisë, të cilët vizituan Komunën e Preshevës për herë të parë. Gjatë takimit u prezentuan shërbimet dhe aktivitetet e odës ekonomike të Serbisë të cilat mundë të shfrytëzohen nga Komuna e Preshevës për të ndihmuar dhe lehtësuar veprimtarinë e bizneseve lokale, si dhe stafi i odës ekonomike të angazhuar në Preshevë, Bujanoc dhe Vrajë.
Kryetarja Sinani njoftoi përfaqësuesit e odës ekonomike me problematikat dhe nevojat e shumta të bizneseve lokale me të cilat ballafaqohen në punën e përditshme, duke kërkuar garancë për bashkëpunim cilësor nga ana e odës ekonomike në asistimin dhe ndihmën profesionale që mund të ofrojë për ato.
Si pjesë e bashkëpunimit në dobi të bizneseve Preshevare u bisedua rreth përkrahjes që oda ekonomike mundë të ofrojë në lehtësimin e komunikimit me institucionet dhe ministritë e nevojshme, asistenca profesionale e odës ekonomike në përgaditjen e bizneseve për thithjen e subvencioneve të ndryshme shtetërore dhe neutraliteti i odës karshi politikave lokale.
Me këtë rast, Kryetarja Sinani dhe përfaqësuesit e odës ekonomike të Serbisë u dakorduan që pas takimit të parë zyrtar në Preshevë, së shpejti të organizohet një takim me të gjitha bizneset që veprojnë në teritorin e Preshevës me qëllim të njoftimit më për së afërmi me problematikat dhe nevojat e bizneseve, realizimi i një analize të detajuar të gjendjes së ndërrmarësisë në Presheve dhe formalizimi i bashkëpunimit mes dy institucioneve me synim të krijimit të klimës dhe kushteve më të volitshme në favor të bizneseve egzistuese dhe sjelljes së investitorëve në komunën e Preshevës./rtvpresheva.com/
Date:

