Kryetarja e Komunës së Preshevës Ardita Sinani dhe Kryetari i Kuvendit Sami Salihu si dhe zavendëskryetari Xhelal Mehmeti me bashkëpuntorët e tyre u takuan sot me Kryetarin e Trupit Koordinues Zoran Stankoviç. Në takim u shtjelluan tema të ndryshme që kanë rëndësi të veçant për qytetarët e Preshevës. Sinani dhe Salihu në konferencën për shtyp të organizuar pas takimit deklaruan se nga zoti Stankoviç kanë kërkuar që të bëhet më tepër rreth zhvillimit ekonomik e sidomos rreth pranimit të diplomave për studentët tanë që shkollimin e lartë kanë mbaruar në Kosovë pasi që ky është problem që inicon shpërnguljen e të rinjëve tanë.
Ndërsa në pyetjen provokative të mediave serbe për Kryetaren e Komunës se a pajtohet me deklaratat e kolegut të ti Jonuz Musliut, se kryetari i ti është Edi Rama e jo Aleksandar Vuçië, zonja Sinani u përgjigj se “Jonuz Musliun nuk e kamë kolegë pasi që ai është Kryetar i Këshillit Nacional e jo Kryetar i komunës dhe se taki i sotëm nuk kishte karakter politik andaj edhe nuk dua të përgjigjem pyetjeve politike”, shtoi më tej Ardita Sinani./rtvpresheva.com/
Date:

