Këshilltarja e Kryeministrit Kurti, Ardita Sinani ka njoftuar se në bashkëpunim me Ministrin e shëndetësisë të Kosovës, z.Arben Vitia është përpiluar udhëzuesi i ri ri Administrativ, neni 36 dhe 37, përcakton saktësisht kriteret për studentët luginas të cilët dëshirojnë vazhdimin e shkollimit specialistik
“Me Udhëzuesin e ri Administrativ, neni 36 dhe 37, përcakton saktësisht kriteret për studentët luginas të cilët dëshirojnë vazhdimin e shkollimit specialistik
Është e rëndësishme të ceket se për herë të parë përdoren standardet e UEMS për shkollim specialistik.
Deri në njoftimet e mëtutjeshme, e përgëzoj Ministrin e Shëndetësise, z. Arben Vitia për nënshkrimin e Udhëzuesit të ri Administrativ” ka njoftuar Ardita Sinani
Edhe Ministri Vitia është prononcuar në lidhje me vendimin e fundit
” Sot nënshkrova Udhëzimin e ri Administrativ për Shkollim Specialistik.
Me këtë i hapet rrugë konkursit për programin e specializimeve në vendin tonë.
Mjeket e mjekët e rinj do të kenë tani e tutje një program me tjetër dinamikë e cilësi.
Presim që për çdo vit të përmirësohen rezultatet dhe efikasiteti i programit në tërësi.
Akti i ri eleminon mangësitë e deritanishme dhe rregullon përgjegjësitë e specializantëve në raport me kontratat.
Me hyrjen në fuqi pres rekomandimin nga Bordi për shkollim specialistik për iniciimin e proceduarve për hapjen e specializimeve të reja.
Numri i specializimeve do të mbështetet në këto kritere:
· Kuadri deficitar
· Kapacitetet Mentoriale
· Kapacitetet Infrastrukturore.
Suksese së shpejti specializantëve të rinj!” ka deklaruar Arben Vitia

