Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar vendimi për financimin e teksteve shkollore për nxënësit shqiptar të Luginës së Preshevës, raporton rtvpresheva.com
Kjo do të thot se secili filloristë nga Lugina e Preshevës, mbi 4000 nxënës, do të merr librat falas pa pasur nevojë të ngarkojnë buxhetin e prindëve.
Kujtojmë se edhe vitin e kaluar Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar Shqiptar kishte financuar tekstet shkollore për nxënësit shqiptar.

