Nisen 200 ushtarë britanikë drejt Kosovës përforcim për KFOR-in

Date:

Rreth 2o0 ushtarë nga Batalioni i Parë i Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit do t’i bashkohen kontigjentit britanik prej 400 pjesëtarëve në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë (KFOR), pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit dhe rritjes së tensioneve në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Këshilli i NATO-s ka autorizuar forca shtesë nga Mbretëria e Bashkuara pas kërkesës së Komandantit Suprem të NATO-s për Evropën (SACEUR), gjeneralit amerikan Chris Cavoli, për të adresuar situatën aktuale, derisa shefi i shtabit britanik të mbrojtjes, admirali Sir Tony Radakin, tha se ky dislokim do t’i japë forcë dhe ekspertizë misionit të NATO-s.

“Vendosja e Batalionit të Parë të Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit demonstron reagimin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar. Ne vazhdojmë të jemi një pjesë themelore e aleancës së NATO-s, duke ndarë ekspertizën dhe forcën tonë ushtarake”, theksoi admirali Radakin, transmeton Ministria e Mbrojtjes.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...