Kurti takon krerët e PVD-së: Fondi për bujqit e Luginës drejt finalizimit

Date:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim deputetin e vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, me bashkëpunëtorët, kandidatët për kryetarë komunash në Preshevë e Bujanoc, Ardita Sinani e Ragmi Mustafi.

Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media bëri të ditur se bashkëbisedimi u fokusua rreth situatës politike dhe të sigurisë në rajon.“Gjithashtu u diskutua edhe për mundësitë e zgjerimit të mbështetjes për shqiptarët e Luginës së Preshevës”- thuhet në komunikatën më 09.05.2024.

Në këtë komunikatë theksohet se Qeveria tashmë ka ndarë 3 milionë euro për Luginën në buxhetin e këtij viti, jo vetëm për të ndihmuar në ruajtjen e kulturës e identitetit, por edhe për të rritur mbështetjen për programe të tjera siç është ai i bujqësisë.“Shqiptarët në Luginën e Preshevës vazhdojnë ta kenë mbështetjen e palëkundur të Qeverisë së Republikës së Kosovës përballë diskriminimit e politikave shtypëse të Beogradit ndaj komunitetit shqiptar”- thuhet në komunikatë.

Nga takimi merret vesh se Kryeministri Kurti ka pranuar kërkesën e Shaip Kamberit, Ardita Sinanit dhe Ragmi Mustafit që sa më shpejtë të ndahen fonde për bujqit, blegtorët dhe bletarët e Luginës së Preshevës dhe se zoti Kurti ka kontaktuar ministrin e bujqësisë Peci me qëllim që të përshpejtohen procedurat për shpalljen e konkursit.

Gjithashtu liderët e PVD-së janë dakorduar me Kryeministrin Albin Kurti që në të ardhmen e afërt të sigurohen fonde edhe për bizneset në Preshevë dhe Bujanoc.

Kryeminstri Kurti në takim ka faleminderuar krerët e PVD-së për angazhimin e tyre për çështjen shqiptare në Luginë si dhe për veprimin e tyre në harmonizim me politikat kombëtare shqiptare.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...