Gjatë ditës së sotme filloi asfaltimi në aksin rrugor Miratoc-Cakanoc. Kryetarja e Komunës së Preshevës Ardita Sinani, Kryetari I Kuvndet Sami Salihu me bashkëpunëtor të tjerë dolën në këtë pikë për të parë realizimin e projektit në fjalë I cili është I një rëndësie të posacme duke lehtësuar qarkullimin e komunikacionit.
Kryetarja e Komunës së Preshevës zonja Ardita Sinani, Kryetari I Kuvendit Sami Salihu, anëtar të këshillit komunal si dhe bashkëpunëtor të tjerë vizituan sot punët e projektit të asfaltimit të rrugës Miratoc –Cakanoc. Projekti ka filluar së realizuar ditën e sotme që pritet të përfundoj i tërë ndërsa sa i përket rëndësisë së asfaltimi të këtij aksi rrugor është mjaft i qëlluar duke pasur parasysh mundësinë e qarkullimit të kësaj pjese të banorëve drejt stacionit hekurudhor madje lehtëson tej mase qarkullimin e automjeteve në komunikacion ka thënë kështu për portalin informativ rtvpresheva.com kryetari i Kuvendit të Preshevës Sami Salihu.
Përndryshe asfaltimi i kësaj rruge kap gjatësine prej 1 mijë e 400 metrash ndërsa punë kryes është Ndërrmarrja e Ruugëve Saba Bellça nga Presheva. Banorët e fshatit Miratoc por edhe të vendbanimeve tjera kanë pasur kërkesë të vazhdueshme me vite të tëra asfaltimin e kësaj rruge shkaku se atyre i lehtësohet shumë kyçja në autostrad përmes kësaj rruge dhe për këtë arsyje pushteti i tanishëm PVD-PDSH Reforma i dhanë prioritet kësaj rruge./rtvpresheva.com/



